Nju Jork, 7 të vrarë nga përplasja e një treni me një makinë | Debat 24

Nju Jork, 7 të vrarë nga përplasja e një treni me një makinë

By Debat24
In Bota
February 4, 2015
0 Comments
860 Views

Nju-Jork hartaShtatë vetë u vranë pasi një tren i metrosë së Nju Jorkut u përplas me një makinë që kishte ngecur tek shinat e trenit. Ky aksident ndodhi mbrëmë në darkë rreth 20 kilometra në veri të Nju Jorkut, ndërsa treni po shkonte drejt qytetit të vogël Wassaic. Autoritetet thonë se makina e tipit fuoristradë kishte ngecur tek shinat, në momentin kur ishte duke kapërcyer shinat. Treni e shtyu makinën tutje dhe pastaj të dy automjetet morën flakë. Guvernatori i Nju Yorkut Andrew Cuomo i tha gazetarëve se shoferi i fuoristardës dhe 6 persona që ndodheshin në makinë u vranë në aksident. Të paktën 12 pasagjerë të trenit u plagosën.

Në linjën veriore të metrosë së Nju Jorkut ka patur një numër aksidentesh gjatë viteve të fundit, siç ishte rasti i daljes nga shinat i një treni në vitin 2013. Në atë aksident u vranë 4 pasagjerë. Sipas  një raporti të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, vitin e kaluar pati shumë kritika për linjën veriore të metrosë, që lidh Nju Jorkun dhe shtetin e Konektikatit, me të cilën udhëtojnë qindra mijëra pasagjerë çdo ditë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'