Polici-OSHEE: Të vendosur në aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike | Debat 24

Polici-OSHEE: Të vendosur në aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike

By Debat24
In Biznes
February 15, 2015
0 Comments
841 Views

Energji elektrikeDrejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat se vijon puna për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të vjedhësve të energjisë elektrike. Në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit thuhet se “vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin dhe gjatë kësaj jave  kanë vepruar  130 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE dhe janë kryer kontrolle  të përbashkëta në 6.722 raste”.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  93 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  93  autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë  33 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim  38 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 22 persona. Gjithashtu  janë ndërprerë 5.159 lidhje të abonentve debitorë dhe 93 lidhje të paligjshme. Si dhe  janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, bënë të ditur policia.

 

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'