Qeveria greke merr votëbesimin e parlamentit | Debat 24

Qeveria greke merr votëbesimin e parlamentit

By Debat24
In Bota
February 11, 2015
0 Comments
672 Views

Aleksis Tsipras1Qeveria greke ka marrë votëbesimin e Parlamentit pasi ka siguruar mbështetjen e 162 nga 299 deputetët e pranishëm në sallë. 137 ligjvënës të tjerë kanë votuar kundër. Votëbesimi i jepet qeverisë së re të koalicionit vetëm disa orë para samitit të rëndësishëm të Eurogrupit, në të cilin do të fillojnë negociatat zyrtare të Athinës me partnerët e saj europianë.
“Këtu ku kemi arritur nuk ka kthim pas. Ne kemi mbështetjen e gjerë të popullit. Greqia e vogël i shërben demokracisë, solidaritetit,  Europës së bashkuar, jemi të gjithë banorë dhe pronarë në këtë shtëpi që quhet Europë”, ka deklaruar Tsipras.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'