Qindra të ndaluar në kufirin Serbi–Hungari | Debat 24

Qindra të ndaluar në kufirin Serbi–Hungari

By Debat24
In Bota
February 6, 2015
1 Comment
2834 Views

Kosovare kufi Serbi HungariAutoritetet në Serbi thanë se gjatë 48 orëve të fundit kanë ndaluar 290 persona që po përpiqeshin të kalonin në rrugë ta paligjshme kufirin e Serbisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç, tha të premten në Beograd se “ditëve të fundit është një numër alarmant i atyre që duan të kalojnë në territorin e Hungarisë. Ai tha se ndaj 256 personave janë ngritur padi për kundërvajtje, ndërsa kundër 15 trafikantëve janë ngritur kallëzime penale”.

Autoritetet hungareze thonë se ditëve të fundit është rritur shumë numri i atyre që hyjnë në Hungari nga Serbia dhe se ndalimi i tyre është punë e vështirë për shkak të vijës kufitare 100 kilometërshe ndërmjet të dyja vendeve. Në Kosovë, autoritetet thanë se  në natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes kanë kthyer mbrapsht 6 autobusë që po lëviznin në linjën Prishtinë – Beograd, për shkak se siç është thënë “nuk i kanë përmbushur kushtet e operimit dhe nuk kanë pasur leje për kalim kufitar, një leje që merret në Ministrinë e Infrastrukturës”.

Qindra qytetarë të Kosovës përpiqen çdo natë të sigurojnë një vend në një nga autobusët që udhëtojnë për në Serbi, prej nga pastaj në rrugë të paligjshme synojnë një jete më të mirë në vende të Evropës Perëndimore. Lëvizjet e tilla për shumëkënd janë shenjë e pakënaqësive në rritje me udhëheqjen politike të shtetit më të ri e më të varfër të Evropës.

0 0

One Response to “Qindra të ndaluar në kufirin Serbi–Hungari”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'