Qumështi pluhur shitet për qumësht lope, “Lufra” akuzohet për mashtrim | Debat 24

Qumështi pluhur shitet për qumësht lope, “Lufra” akuzohet për mashtrim

By Debat24
In Aktualitet
February 21, 2015
0 Comments
1193 Views

Lopa qumeshtTashmë të gjithë duhet të kemi kujdes pasi fare lehtë mund të biem pre e mashtrimeve nga produktet ushqimore që konsumojmë. Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit “Lufra” përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg duke e shitur atë si qumësht lope. Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij “Lufra”, shtetasit A.Ndreka.
Pas hetimeve të sektorit të luftës kundër krimit Ekonomik-Financiar, është konstatuar se Ndreka, 53 vjeç nga fshati Bishtqethm i rrethit të Lushnjes përdorte qumësht pluhuri për produktet që nxirrte në treg duke i shitur ato si prodhime të qumështit të vërtetë. Gjatë inspektimit grupi policor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve.
Pas këtij konstatimi policia ka ngritur mbi pronarin e fabrikës “Lufra” akuzat për “Fshehje të të ardhurave” si dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimor”. Pas raportimit të këtij rasti nga policia edhe AKU ka shkuar në fabrikë për të bërë verifikimet.

Marrë nga A1 Report

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'