Rama: 51 mijë abonentë çlirohen nga detyrimet e padrejta të energjisë | Debat 24

Rama: 51 mijë abonentë çlirohen nga detyrimet e padrejta të energjisë

By Debat24
In Biznes
February 7, 2015
0 Comments
626 Views

Edi Rama energji elektrikeGjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama bëri të ditur dhe vendimin më të fundit të OSHEE-së, që korrigjon një padrejtësi për 51 mijë e 500 abonentë me mbifaturim në faturat e energjisë elektrike. Këta mijëra abonentë rezultojnë në sistemet e OSHE me fatura që kanë shkaktuar dëm ekonomik dhe atryre u është faturuar pa iu matur energjia, fatura të cilat sipas ERE janë të paligjshme.

“OSHEE-ja, pasi ka analizuar me përgjegjshmëri të plotë ankesat e disa mijëra konsumatorëve në drejtim të saj për energji të pamatur dhe dëm ekonomik ndaj konsumatorit përmes faturash afrofe dhe gjobash arbitrare, do të marrë sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe dhe e vazhduar ndër vite. Kjo do të thotë se bazuar në këtë vendim, 51.500 konsumatorë fitojnë më në fund të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta. Atyre do t’u shtohen edhe 2.400 konsumatorë të tjerë, që në bazë të disa vendimeve nominative të ERE-s që prej vitit 2011 kanë të njëjtën të drejtë”, deklaroi Rama. Sipas Ramës, vlera e të tilla faturimeve abuzive ndaj qytetarëve kap vlerën e 41.8 miliardë lekëve.‎ Ky veprim që ndodh për të herë parë, tha Rama, tregon korrektësinë e shtetit ndaj qytetarëve.

“Nga futja në rrugën e ligjshmërisë në raport me energjinë elektrike, OSHEE jo vetëm mbledh detyrimet e konsumatorëve ndaj kompanisë, por për herë të parë në historinë e turpshme të tranzicionit në energjitikë, njeh detyrimin e vetë ndaj 53 mijë e 900 konsumatorëve, në masën e 41.1 miliardë lekëve, ose 41.1 milionë dollarëve. Pra, ky është botëkuptimi i ri qeverisës në Shqipëri”, tha Rama.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'