Shitja e energjisë nga KESH-i, rënie dramatike e çmimeve | Debat 24

Shitja e energjisë nga KESH-i, rënie dramatike e çmimeve

By Debat24
In Big Slider
February 8, 2015
0 Comments
786 Views

Energji elektrike1Çmimet me të cilat KESH-i po shet energji vazhdojnë të bien me ritme dramatike duke cekur nivele minimale. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në ankandin e fundit që KESH-i zhvilloi për të shitur energjinë e tepërt në periudhën 8 deri në 28 shkurt, për orare të caktuara çmimi ra deri në 10.75 euro për megavat. KESH-i është i detyruar të shesë energji për shkak të prurjeve të larta dhe rritjes së nivelit të ujit drejt pikave kritike në basenet e heceve. Përballë këtyre rrethanave, tregtarët privatë janë duke shfrytëzuar në maksimum situatën, duke ulur fort çmimet që ofrojnë për të blerë energjinë e KESH-it.
Paralelisht, për të njëtën periudhë, atë të muajti shkurt, kompania tjetër shtetërore, ajo e shpërndarjes, bleu energji nga privatët me çmim disa herë më të lartë, deri në 57 euro për megavat, por tenderi u zhvillua pak ditë para nisjes së shirave.
Rritja e rezervës hidrike duket se po sjell pak përfitime për korporatën dhe shtetin në tërësi. Pasi jo vetëm që çmimet janë ulur fort, por në ankandin e fundit KESH-i nuk arriti madje as të shesë të gjithë energjinë e tepërt. Në pamundësi për të prodhuar maksimalisht, korporata prej së shtunës ka filluar edhe shkarkimet e ujit të cilat sipas të dhënave të fundit kanë arritur mbi 1 mijë metër kub ujë në sekondë.
“Top Channel”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'