Sulmohet autori i karikaturave të Profetit Muhamed, një i vdekur | Debat 24

Sulmohet autori i karikaturave të Profetit Muhamed, një i vdekur

By Debat24
In Bota
February 14, 2015
0 Comments
961 Views

Danimarke sulm redaksiNjë person i armatosur ka hapur zjarr në një kafe në Kopenhagen dhe si pasojë 1 person ka mbetur i vdekur dhe 3 efektivë policie janë plagosur.  Ngjarja ka ndodhur në një kafene  ku po diskutohej për islamin dhe lirinë e fjalës. Takimi u organizua nga artisti suedez Lars Vilks, i cili ishte dhe në shënjestër nga ekstremistët islamikë për karikaturën e Profetit Muhamed në vitin 2007.

Organizatorja e takimit në kafenenë Krudttoenden Helle Merret Brix deklaroi se artisti Vilks nuk është prekur nga plumbat. Ndërsa sipas  mediave vendase, në takim merrte pjesë edhe ambasadori francez, i cili përmes një statusi në rrjetin social Twitter shkruan: Jam gjallë!

Sipas mediave daneze terroristët kanë qëlluar të  paktën 30 herë më armë dhe më pas janë larguar menjëherë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'