Tiranë, transporti qytetas 3 orë në grevë, nesër bllokim 24-orësh | Debat 24

Tiranë, transporti qytetas 3 orë në grevë, nesër bllokim 24-orësh

By Debat24
In Big Slider
February 11, 2015
0 Comments
826 Views

Autobuz urbanPër tre orë transporti urban në Tiranë është paralizuar si pasojë e grevës së e Sindikatave të Transportit Qytetas. Në protestën që nisi prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi në 08:00 morën pjesë 7 shoqëri të transportit. Në mbyllje të grevës, kreu i Federatës për Punonjësit e Transportit Urban, Zija Hasanaj, deklaroi se protesta do të pasohet me një grevë 24-orëshe përgjatë ditës së nesërme. “Prej 1 viti i bëjmë apel qeverisë e bashkisë. Transporti urban nesër grevë 24 orëshe”, tha ai, duke përsëritur se kërkesa kryesore mbetet rritja e cmimit të biletës.

Protesta krijoi një kaos në transportin urban të kryeqytetit, pasi përkonte në një orar ku shumica e qytetarëve frekuentojnë këtë lloj transporti për të shkuar në punë apo shkollë. Megjithate greva e transportit urban duket se ka qenë nje dite me fat per taksite dhe furgonet privatë, sherbimin e te cileve e kane zgjedhur jo pak qytetare ne pamundesi te nje alternative tjeter.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'