“Tre Tenorët” nga Kosova, sukses absolut në edicionin e 14-të | Debat 24

“Tre Tenorët” nga Kosova, sukses absolut në edicionin e 14-të

By Debat24
In Art
February 1, 2015
1 Comment
3110 Views

Koncerti3Në edicionin e tij të 14-të, koncerti ‘Tre Tenorët”, shënoi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve shfaqjen më të sukseseshme. Një sallë e mbushur plot, thuajse në limitet e saj, dëshmoi edhe vëmëndjen gjithnjë e në rritje për njërën prej shfaqjeve më të rëndësishme të muzikës lirike në vend. Kësaj here organizatorët kishin ndryshuar dhe freskuar kastën e protagonistëve dhe të ftuarve, dhe me sa duket ky ka qënë dhe çelësi i suksesit të këtij edicioni, një edicion ky mjaft i duartorkitur.

Ramë Lahaj tenori kosovar i njohur në nivele ndërkombëtare, Faik Hondozi, tenori i Vjenës në karrierë,dhe Liridon Sadriu tenori i ri i pagëzuar si “Gaqo Çako i ri ishin dhe “3 Muskutjerët” e mbrëmjes, gjatë së cilës nuk munguan dhe të ftuar të tjerë si Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ka mbështetur financiarisht rikthimin e Dirigjentit të njohur Amerikan Glen Cortese i cili është Drejtori i Muzikës së Dhomës në New York.

Koncert5Ramona Tullumani, por mbi të gjitha Shkëlzen Doli, ishin dhe yjet e ftuar dhe të shumëpritur nga publiku, i cili nuk i kurseu duartrokitjet, veçanërisht  për Dolin që prezantoi edhe muzikën shqiptare në Koncertin e Vjenës. Grintë, vitruozitet, intepretim  dhe një repertor  i cili  u intepretua nga  artistët tanë në shoqërimin e orkestrës që kësaj here dirigjohej nga mjeshtri amerikan Glen Cortese duket se u mirëpritur nga publiku i pranishëm në sallë, ku të shumtë qenë edhe shqiptarët nga kosova  që kishin ardhur për të pare nga afër në skenë mjeshtrin e violinës nga Gjakova, Shkëlzen Doli.

Edhe vetë orkestra kishte në përbërje të sajë mjaft elementë të spikatur që punojnë nëpër skena të mëdha jasht vendit, siç është perla e pianos shqiptare Genc Tukiçi, pianisti i cili ishte vërtet një tjetër gur i çmuar i buqetës së madhe të instrumentistëve që intepretuan mbrëmë pjesë si Arie, muzikë Napoletane dhe plot muzikë Qytetare Kosovare dhe Shqiptare, muzikë kjo e fundit realizuar nga mjeshtrat Edmond Zhulali, Alqi Lepuri dhe Robert Radoja”.

ATSH

0 0

One Response to ““Tre Tenorët” nga Kosova, sukses absolut në edicionin e 14-të”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'