Tuna fiton “Dancing with the stars” | Debat 24

Tuna fiton “Dancing with the stars”

By Debat24
In Art
February 10, 2015
0 Comments
1218 Views

Tuna DancingAltuna Sejdiu e njohur si Tuna është fituesja e edicionit te 5-të te spektaklit me te madh te kërcimit ne Shqipëri “Dancing with the stars”. Tuna ishte vipi me i votuar nga publiku shqiptar gjate mbrëmjes finale duke lenë pas Amos Zaharia dhe Evi Reçin. Këngëtarja nga Maqedonia u kurorëzua fituesja e dancing ne një mbrëmje gala te mbushur plot emocion dhe surpriza. Pjese e shfaqjes u be edhe çifti fitues i “Dancing with the stars” ne Itali Guisy Versace dhe balerini profesionit Raimondo Tadardo. E para qe e la mbrëmjen e dancing ishte bukuroshja nga Zvicra Heidi Lushtaku, qe u eliminua gjate performances se pare ne grup. Mbrëmjes se mbushur me kërcim dhe surpriza i’u largua kantautori Kristi Popa duke lënë si treshe finaliste Amos Zaharian, Evi Reçin dhe Tunen. Mes fishekzjarrëve dhe një atmosfere festive dhe magjike u mbyll edhe edicioni i 5 i “Dancing with the stars” qe ishte pjese e ekraneve te shqiptareve çdo te hëne mbrëma.

“Vizion+”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'