Varufakis: Besoj se Gjermania do të tregojë solidaritet për borxhin grek | Debat 24

Varufakis: Besoj se Gjermania do të tregojë solidaritet për borxhin grek

By Debat24
In Bota
February 5, 2015
0 Comments
934 Views

Janis Varufakis GreqiMinistri grek i Financave, Janis Varufakis, në prag të takimit të sotëm me homologun gjerman Wolfgang Schauble deklaroi se beson që Berlini “do të tregojë solidaritet” gjatë zgjidhjes së çështjes së borxhit grek. Gjatë intervistës për një televizion gjerman, në pyetjen se çfarë pret nga BE-ja, Varufakis tha se Greqia vetëm kërkon të mos i nënshtrohet presionit.

“Na jepni kohë deri në fund të majit, deri në fillim të verës, që të mund t’i shfaqim sugjerimet tona për zgjidhjen e problemit dhe të bisedojmë për këtë me partnerët tanë. Vetëm atëhere Greqia dhe Evropa mund të arrijnë marrëveshje të reja”, tha ai. “Jam i sigurt se Schauble, kancelarja Merkel dhe të gjithë në Gjermani mund të tregojnë solidaritet”, tha Varufakis.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'