Vasili: Testi i mjekëve është dekualifikues, duhet tërheqje e menjëhershme | Debat 24

Vasili: Testi i mjekëve është dekualifikues, duhet tërheqje e menjëhershme

By Debat24
In Big Slider
February 18, 2015
0 Comments
714 Views

Petrit VasiliPasi u bënë publike pyetjet e testit për mjekët, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se tërheqja nga ky test do të ishte një zgjedhje inteligjente. Duke ripërsëritur qëndrimin e tij dhe duke shtuar se  pyetjet nuk kane lidhje me profesionin e mjekësisë, Vasili tha se ky test eshte dekualifikues. “Lidhur me këtë çështje unë kam  shprehur në disa raste kundërshtinë time lidhur me paligjshmërinë e testimit i cili është i rëndësishëm sepse trondit legalitetin e veprimeve që ndërmarrim. Përsa i takon procesit në pikpamjen profesionale, me berjen publike dhe të pyetjeve të testit besoj që procesi ka rënë. Pyetjet nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë, janë pyetje interesante për njerëz që nuk merren me mjekësi, dhe sigurisht të tillë do të kenë qenë ata që do i kenë përpiluar dhe kushdo që do t’i kosultonte do të kuptonte që janë interessante për tu njohur me botën e mjekësise por nuk kanë lidhje me profesionistët e mjekësisë”, tha Vasili. Sipas tij, pyetjet kanë dozë humori, ku dhe ju mund të kthenit përgjigje. “E thënë gjithë kjo zgjidhje e vetme por dhe inteligjente do të ishte tërheqja e menjëhershme dhe ecja më tej për të përmirësuar performancën e personelit mjekësor. Ky nivel i testit të propozuar demonstronte edhe atë që ishte dyshimi ynë kryesor i ngahershëm që degradimi profesional do të udhëhiqte dhe jo profesionalizimi. Kështu që besoj se në një test të paligjshëm tërheqja nga ai nuk është gjë tjetër vetëm kthimi në normalitet, nuk ka lidhje me protestat, protestat janë një reagim i fort ndaj mos pranimit të refuzimit dekualifikimit profesional, sepse tesit mund të konsiderohet, jo një test kualifikues profesional, por një test dekualifikues profesional”, tha Vasili.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'