Vrau 3 vajzat, Edlira mund t’i shpëtojë burgut | Debat 24

Vrau 3 vajzat, Edlira mund t’i shpëtojë burgut

By Debat24
In Aktualitet
February 21, 2015
0 Comments
709 Views

Edlira Dobrushi vajzatEdlira Copa, e cila vrau tri vajzat e saj, do të dalë para gjykatës më 24 mars, në një seancë dëgjimi paraprake para gjyqtarit Massimiliano Mercaldo. Lajmi u bë i ditur dje, nga avokati mbrojtës i gruas me origjinë shqiptare, që më 9 mars të vitit të kaluar, vrau tri vajzat në shtëpinë e saj në Chiuso. Një gjë është e sigurt, Edlira, e cila është akuzuar për vrasje të trefishtë, që i dha fund jetës së Simonës (13 vjeç), Kesit (10 vjeç) dhe Sidnit (3 vjeç), konsiderohet e sëmurë nga ana psikike. Ajo nuk mundet që të ndëshkohet penalisht, për shkak të gjendjes së saj mendore, që e shtyu drejt masakrës në apartamentin në katin e dytë të ndërtesës në Bergamo. Ky ishte përfundimi i tre ekspertëve të ngarkuar me raportin e kërkuar, mbi gjendjen psikike të shqiptares.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'