Vritet në Moskë udhëheqësi opozitar rus | Debat 24

Vritet në Moskë udhëheqësi opozitar rus

By Debat24
In Bota
February 28, 2015
0 Comments
790 Views

Nemsov MoskeUdhëheqësi kryesor i opozitës ruse dhe ish-zëvendëskryeministri, Boris Nemtsov u vra të premten në mbrëmje në qendër të Moskës. Ministria e Brendshme tha se Nemtsov u qëllua katër herë në pjesën e prapme të kokës. Policia ka nisur një operacion në kërkim të vrasësit. Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.

Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” në Moskë, Daniel Schearf, thotë se parakalimi mund të bëhet më i madh se sa që ishte planifikuar dhe opozita me siguri do të akuzojë Kremlinin për përfshirje në vrasjen e Nemtsovit. Agjencia e lajmeve Tass, citon presidentin rus, Vladimir Putin të ketë thënë se vdekja e Nemtsovit duket si një vrasje me pagesë dhe mund të jetë një “provokim”. Shumë vëzhgues rusë e kishin konsideruar dikur Nemtsovin si një kandidat për presidencën ruse. Ai në vend të kësaj shërbeu si zëvendëskryeministër dhe u bë një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Putin, veçanërisht që prej kryengritjes së vitit të kaluar në Ukrainë.

Në muajin shtator, Nemtsovi i tha korrespondentit të “Zërit të Amerikës”, Daniel Schearf  se Putini dëshiron të hakmerret për rrëzimin e presidentit pro rus të Ukrainës. Ai tha se Putini druan se ajo çfarë ka ndodhur në Ukrainë, mund të ndodhë edhe në Rusi dhe e sheh Ukrainën pro evropiane si një kërcënim për pushtetin e tij.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'