Zbulohet banda me drejtues Admir Tafilin, porosiste vrasje nga burgu | Debat 24

Zbulohet banda me drejtues Admir Tafilin, porosiste vrasje nga burgu

By Debat24
In Aktualitet
February 23, 2015
0 Comments
1261 Views

Vrasje pageseZbardhen detajet e grupit të strukturuar kriminal, kryesuar nga i dënuari përjetë për vrasje, Admir Tafili. Ky i fundit është përgjegjës për një sërë veprash kriminale në vend, përfshirë vrasjet me pagesë, ndërkohë që po hetohet për shpërthimet me tritol që tronditën kryeqytetin më 10 shkurt. Policia e Shtetit bëri të ditur se pjesë e këtij grupi janë edhe të arrestuarit si vrasës me pagesë, Kristi Pine, Alfred Qefalia, Armando Gora. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha në një deklaratë për mediat se pjesë e këtij grupi janë edhe dy persona nga Tirana të shpallur në kërkim: A.O. 50 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike dhe Dh.Z, pa precedentë penale.
“Kemi hetuar të gjithë aktivitetin e këtij grupi dhe ka prova si shkresore ashtu edhe materiale. Hetimi vazhdon”, deklaroi Çako. Ai tha se janë sekuestruar armë zjarri që i përkisnin këtij grupi kriminal. Hetimet e Policisë së Shtetit, kanë faktuar se personat e mësipërm janë përfshirë në një sërë veprimtarish kriminale dhe kryesisht atentate, ku dallohen ato me eksploziv ndaj drejtorit të Burgut të Fushë- Krujës, Arben Suloj. Ky i fundit udhëtonte me automjetin e tij “Opel” Meriva në rrugën e Portit të Durrësit me 19 janar të këtij viti, kur mjeti i tij shpërtheu në lëvizje. Ai mori plagë të rënda dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Atentati i mëparshëm për të cilin ata akuzohen, i përket shpërthimit me eskploziv në lokalin e Armando Cekës, në rrugën Budi në Tiranë, ku mbetën të plagosur rëndë edhe Artur Sharra dhe Julian Çela, me profesion jurist.

Pjesë e grupit janë:

Admir Tafili, 39 vjeç nga Shkodra, i dënuar me burg përjetë

Qefalia 32 vjeç nga komuna Farkë

Kristi.P, 24 vjeç nga Elbasani

Aleksandër Gora 31 vjeç, nga Bucimasi i Pogradecit

A.O, 50 vjeç, nga Tirana, i shpallur në kërkim

Dh.Z, 22 vjeç , nga Tirana, i shpallur në kërkim

Vrasje pagese1Policia listoi edhe aktivitetet kriminale të grupit, ku ndër to është:

Sulmi ndaj shtetasit I.M, më 25.05 2014 në Shkodër

Sulm ndaj shtetasit E.Sh më 05.09.2014 në Shkozë

Marrje porosie më 18.11.2014 në Durrës

50 mijë euro për të vrarë dy biznesmenë në Pogradec

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'