Akuzat e Doshit, Rama takon Tahirin, Llallën dhe Brahon në Kryeministri | Debat 24

Akuzat e Doshit, Rama takon Tahirin, Llallën dhe Brahon në Kryeministri

By Debat24
In Big Slider
March 3, 2015
0 Comments
874 Views

Tom DoshiDeklarata e fortë e deputetit Tom Doshi vuri në lëvizje të gjitha instancat lidhur me akuzën e rëndë se, kryeparlamentari Ilir Meta kishte paguar për një atentat ndaj tij. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, janë takuar këtë mëngjes me kreun e qeverisë, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë. Ky takim mësohet se është thirrur në mënyrë urgjente nga ana e shefit të qeverisë.

Në takimin mes kreut të qeverisë “Rama”, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ministrit Tahiri, ishte i pranishëm edhe kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Ishte pikërisht ky i fundit që, sqaroi ditën e djeshme opinionin publik lidhur me akuzën e bërë nga Doshi drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta. Braho konfirmoi se deputeti Tom Doshi ishte kërcënuar 5 muaj më parë, ngjarje për të cilën ishte në dijeni edhe Meta. Spartak Braho deklaroi se deputeti Tom Doshi kishte thënë se personi që kishte dashur vdekjen e tij, ishte kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Agim Rama.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'