Akuzat e Tom Doshit, policia shoqëron një të dyshuar | Debat 24

Akuzat e Tom Doshit, policia shoqëron një të dyshuar

By Debat24
In Aktualitet
March 3, 2015
0 Comments
874 Views

Makina Fushe Kruje BamiPolicia e Shtetit ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit. Uniformat blu kanë shoqëruar gjatë paradites shtetasin Durim Bami, vetëm pak momente pasi prokuroria deklaroi se ka nisur hetimet mbi këto pretendime. Mësohet se shtetasi Bami momentalisht po merret në pyetje nga shefi i krimeve të Rënda, Ilirjan Balla.
Durim Bami është një person me precedentë të mëparshëm penal. Javën e shkuar ai i shpëtoi një atentati me lënë eksplozive. Të dielën e shkuar automjetit të tij tip “BMW X5” iu vendos rreth 200 gram eksploziv, por policia arriti ta identifikonte dhe çaktivizonte në kohë. Mjeti me targë AA 858 IS ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë-Krujës. Policia njoftoi se mjeti i përkiste Durim Bamit, një person me precedentë të mëparshëm penal. Më herët Bami është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Bazuar në hetimet e prokurorisë, Bami është personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur prej një muaji.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'