“Atentatori” nxjerr bllof Doshin: Më pagoi për të thënë skenarin për Metën | Debat 24

“Atentatori” nxjerr bllof Doshin: Më pagoi për të thënë skenarin për Metën

By Debat24
In Aktualitet
March 4, 2015
0 Comments
906 Views

Durim Bami1Dëshmitari dhe “atentatori” i Tom Doshit, Durim Bami, mësohet se ka lëshuar sot bombën që hedh poshtë të gjithë pretendimin e deputetit. Durim Bani ka ndryshuar qëndrim sot duke thënë se gjithçka ishte kurdisur nga Tom Doshi. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bami është shprehur se ai është paguar nga Doshi për të thënë para një kamere versionin se ishte kontaktuar nga dikush për të eliminuar Doshin e Mhill Fufin, “me urdhër nga lart”.

Veç parave, Bami pretendon se Doshi e ka joshur edhe duke i blerë një automjet luksoz. Po kështu, sipas tij, ka qenë Doshi që si pjesë të këtij varianti e ka çuar atë në zyrën e Ministrit të Brendshëm për të thënë emrin e Ilir Metës. Durim Bami ka deklaruar se në takimin me ministrin ka folur thuajse gjatë gjithë kohës vetëm deputeti Doshi.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'