Doshi: Kam një video prej 37 minutash për kërcënimin me jetë | Debat 24

Doshi: Kam një video prej 37 minutash për kërcënimin me jetë

By Debat24
In Headline News
March 2, 2015
0 Comments
741 Views

Tom Doshi1Deputeti Tom Doshi ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, duke u shprehur i gatshëm t’u paraqesë atyre faktet lidhur me kërcënimin e tij me jetë. Doshi thotë se, faktet janë të pamohueshme dhe gjithashtu është i gatshëm të paraqesë një video prej 37 minuta ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes së tij prej disa muajsh.
“Jam i gatshëm që të vë në dispozicion të ambasadave që nesër një video prej 37 minutash, ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes time prej disa muajsh”, shprehet Doshi. Deputeti gjithashtu i kërkon SHBA-ve dhe BE-së që të sjellin hetues për të zbardhur të vërtetën mbi kërcënimin ndaj tij. Nga ana tjetër, Doshi shprehet se, nuk është përfshirë asnjëherë në ndonjë akt kriminal dhe nuk ka shantazhuar kryeministrin apo ndonjë figurë tjetër publike.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'