Durim Bami në polici: “Më porositën për të vrarë Doshin” | Debat 24

Durim Bami në polici: “Më porositën për të vrarë Doshin”

By Debat24
In Aktualitet
March 4, 2015
0 Comments
965 Views

Durim BamiI riu i arrestuar sot, si dëshmitari kryesor në lidhje me atentatin ndaj deputetit, Tom Doshi, ka deklaruar se ka qenë ai që ka marrë porosinë për vrasjen e deputetit. Sipas A1 Report, Durim Bami që u shoqërua paraditen e sotme në polici, pranoi para oficerëve të policisë, se ishte porositur për të vrarë Doshin. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e komisariatit Nr 5 në kryeqytet, ku vijon të merret në pyetje nga hetuesit e çështjes. 46-vjeçari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi. Sipas “A1 Report”, pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Policia e Shtetit shoqëroi sot në rajon 46-vjeçarin, i cili dyshohet se ka lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit. Uniformat blu e shoqëruan rreth orës 11:00 të paradites shtetasin Durim Bami, vetëm pak momente pasi prokuroria deklaroi se ka nisur hetimet mbi këto pretendime. Mësohet se shtetasi Bami momentalisht po merret në pyetje nga shefi i krimeve të Rënda, Ilirjan Balla.
Durim Bami është një person me precedentë të mëparshëm penal. Javën e shkuar ai i shpëtoi një atentati me lënë eksplozive. Të dielën e shkuar automjetit të tij tip “BMW X5” iu vendos rreth 200 gram eksploziv, por policia arriti ta identifikonte dhe çaktivizonte në kohë. Mjeti me targë AA 858 IS ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë Krujës. Policia njoftoi se mjeti i përkiste Durim Bamit, një person me precedentë të mëparshëm penal. Më herët Bami është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Bazuar në hetimet e prokurorisë, Bami është personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur prej një muaji. Bami është biznesmen dhe ka në pronësi disa lokale bastesh në Fushë-Krujë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'