Flet deputeti Fufi: Nuk kam dijeni për atentatin, shteti s’më ka mbrojtur | Debat 24

Flet deputeti Fufi: Nuk kam dijeni për atentatin, shteti s’më ka mbrojtur

By Debat24
In Headline News
March 4, 2015
0 Comments
1049 Views

Mehill FufiDeputeti i Partisë Demokratike, Mehill Fufi, ka folur për herë të parë për mediat pak ditë pas deklaratës së deputetit Tom Doshi se kreu i Kuvendit ka porositur vrasjen e tij dhe të Doshit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Fufi shprehet se atë nuk e ka njoftuar askush gjashtë muajë më parë për planin e ekzekutimit të tij dhe dhe kolegut socialist Tom Doshi. Duke shprehur hapi mbi gjithçka ka ndodhur ditët e fundit, Fufi hedh poshtë pretendimet e disa deputetëve dhe të kreut të Kuvendit Ilir Meta se deputeti i Lezhës ka qenë i mbrojtur.
“Edhe pse rezulton se Kryeministri, kryetari i Parlamentit dhe ministri i Brendshëm paskan pasur informacione prej 6 muajsh për një plan të eliminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar. Në këto, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike”, tha Fufi. Ai ka mohuar gjithashtu se në këtë skenar janë përfshirë njerëz të afërm të ish-kryeministrit Sali Berisha, në rastin konkret kunati i tij Agim Rama. Deputeti demokrat i ka bën apel drejtësisë të hetojë ngjarjen me objektivitet dhe larg klaneve të pushtetit.
“Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje dhe të vërë para ligjit përgjegjësit. Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon hetim të thellë objektiv dhe ta painfluencuar nga klanet e pushtetit”, përfundon ai.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'