Llalla: Ngjarjet kriminale të 2015-ës, të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë | Debat 24

Llalla: Ngjarjet kriminale të 2015-ës, të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë

By Debat24
In Aktualitet
March 4, 2015
0 Comments
1021 Views

Adriatik Llalla VOAProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, pas dyshimeve se zyrtarë të administratës shtetërore kanë qenë të përfshirë në ngjarje kriminale. Në një takim, Llalla ka urdhëruar shkarkimin e Eugent Beci nga posti i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke e ulur atë në detyrë dhe e vendosur në krye të Prokurorisë së Elbasanit. Në vend të tij është emëruar prokurori Adnan Xholi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Sakaq, ish-kryeprokurori i Elbasanit, Gent Osmani, do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

“Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën. Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.
Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.
Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Beçi komandohet të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, një ndër rrethet me ngarkese të theksuar hetimore. Në këtë pozicion, ai zëvendëson z. Gent Osmani, i cili do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'