Mediu: Tahiri gënjen, Fatjon Skënderi nuk ka qenë asnjë ditë shoferi im | Debat 24

Mediu: Tahiri gënjen, Fatjon Skënderi nuk ka qenë asnjë ditë shoferi im

By Debat24
In Headline News
March 4, 2015
0 Comments
1155 Views

Fatmir MediuKryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, se një ndër emrat e përmendur në skandalin “Tom Doshi”, ka qenë shofer i tij. Më poshtë reagimi i Mediut:

“Sot, gjithë opinioni publik ka pritur një përgjigje të vetme; Se pse Ministri i Brendshëm dhe strukturat e shtetit nuk i japin përgjigje akuzave të deputetit socialist, sipas të cilit është urdhëruar vrasja e tij dhe e deputetit të PD-së prej 6 muajsh, akuzë kjo e cila ka emrin e urdhëruesve dhe ekzekutorëve. Qeveria, që mbas deklaratës së Deputetit të PS-së Doshi, është përfshirë aktivisht në manipulimin e opinionit publik, duke u përpjekur të manipulojnë faktet dhe emrat të përfshirë në këtë ngjarje. Dhe atë që nuk e bëri për 6 muaj pretendon se e ka zgjidhur për dy ditë.

Kjo është sjellja tipike e Sigurimit të Shtetit, e manipulimit të fakteve dhe provave. Në mënyrë të paturp, Ministri i Brendshëm u përpoq që këtë ngjarje t`a lidhë me emrin tim, duke deklaruar se personi i quajtur Fatjon Skënderi ka qënë shofer i kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Për sa më sipër, sqaroj se:
Fatjon Skënderi ka qënë shofer pranë Partisë Republikane në vitet 1991-1993,dhe është larguar në vitin 1993, atëherë kur Sajmir Tahiri ishte akoma fëmijë. Fatjon Skënderi nuk ka qënë asnjë ditë shofer i kryetarit të Partisë Republikane. Në vitin 1991-1997 kryetar i Partisë Republikane ka qënë Z. Sabri Godo, prandaj deklarata e Sajmir Tahirit se ka qënë ish shofer i kryetarit të Partisë Republikane është një mashtrim dhe manipilim publik. Në Partinë Republikane vetëm kryetari i Partisë ka pasur makinë në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër e kryesisë ka lëvizur me mjetet e disponueshme pranë PR-së. I tillë ka qënë dhe një mjet i drejtuar nga Fatjon Skënderi.
Fatjon Skënderi ka qënë shofer në dispozicion të sektorit të organizimit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe N/ kryetarit të Partisë Republikane, në vitet 1991-1993, larguar në vitin 1993 dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Partinë Republikane.
Këto insinuata janë të turpshme dhe kanë një qëllim të vetëm; manipulimin dhe mbulimin e së vërtetës, të deklaruar nga deputeti socialist, e përsëris, deputeti socialist, mik i kryeministrit dhe i ministrit.
Të gjithë duhet të shtrojnë një pyetje:
Pse ministri Tahiri dhe qeveria deklarohet sot mbas 6 muajsh, kur sipas tij e ka provuar të kundërtën e deklarimeve të deputetit të PS-së, shumë muaj më parë?
Pse ministri Tahiri dhe Qeveria nuk kanë marrë një qëndrim institucional të shtetit, në raport me deklarimet sipas tyre fallso të deputetit socialist, por kanë pranuar të ulen jashtë zyrave të shtetit me njerëz të cilët kanë deklaruar veten si killer të urdhëruar?
Kjo tregon se ky shtet ka marrë fund nga mënyra se si funksionon, se këta njerëz nuk nisen nga ligji, por nga interesat e tyre politike dhe personale, në ushtrimin e detyrës.”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'