Meta në Prokurori: Jam gati të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën | Debat 24

Meta në Prokurori: Jam gati të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën

By Debat24
In Aktualitet
March 6, 2015
0 Comments
1513 Views

Ilir Meta1Shtatë zyrtarë të lartë të shtetit janë ftuar nga organi i akuzës për të dëshmuar lidhur me pretendimet e deputetit Tom Doshit, se ndaj tij gjashtë muaj më parë ishte përgatitur një atentat. Mes zyrtarëve, janë edhe dy liderët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta. Ky i fundit është i pari në listën e personave që do të dëshmonin para hetuesve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, këtë të premte. Kryeparlamentari Meta qëndroi përreth 1 orë e 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës, duke rrëfyer të vërtetat e tij lidhur me ngjarjen. Vetë deputeti i Shkodrës Tom Doshi qëndroi dje për 6 orë në ambientet e Prokurorisë, duke dëshmuar para hetuesve lidhur me versionin e tij të ngjarjes. Doshi i qëndroi versionit të deklaruar publikisht, se Meta ka paguar 600 mijë euro për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat të Lezhës, Mhill Fufi, për motive që ai thotë se nuk i di.

Pas përfundimit të dëshmisë së tij me prokurorët e çështjes në një deklaratë për mediat, Ilir Meta theksoi se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i kryeparlamentarit. Ndërkohë që theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet para prokurorëve edhe me dy akuzuesit, deputetin e Shkodrës, Tom Doshi dhe kreun e Kuvendit, Ilir Metën. “Siç e shihni sapo kam përfunduar dëshminë time me thirrjen e bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dje dhe i jam përgjigjur pyetjeve të bërë nga prokurorët e çështjes lidhur me akuzat dhe pretendimet e Doshit dhe Berishës për tentativën e “vrasjes” së dy deputetëve. Konfirmoj dhe një herë tjetër, gatishmërinë time totale për të qenë në çdo moment, çdo ditë në dispozicion të prokurorisë, përveç të enjtes, se e kam shpallur “Ditën e Doktorit”, në mënyrë që të bashkëpunojë me prokurorët për hetimin e plotë të çështjes, duke ju nënshtruar ligjit dhe vetëm me respekt të tij. Kam shprehur gatishmërinë time që të bëj ballafaqim në Prokurori me dy akuzuesit e mi, me Doshin dhe Berishën, së bashku dhe me cilido tjetër që pretendon se ka prova të implikojë Metën në këtë ngjarje”, deklaroi kreu i Kuvendit.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'