Ndërpritet greva e urisë, studentët dëshmojnë: Policia na dhunoi | Debat 24

Ndërpritet greva e urisë, studentët dëshmojnë: Policia na dhunoi

By Debat24
In Aktualitet
March 1, 2015
0 Comments
882 Views

Studente protesteNjë grup i vogël studentësh, të cilët mbrëmjen e djeshme u përzunë forcërisht nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike, sot paradite janë vendosur sërish para kësaj godine dhe shprehen të vendosur se do të rihyjnë në grevë urie derisa të gjejnë të drejtën e tyre. Ata janë studentë që vijnë nga universitetet private të mbyllura nga ministria e Arsimit dhe kërkojnë uljen e tarifës vjetore të shkollimit. Rreth orës 11: 00 disa studentë grevistë të vendosur para godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike dhanë dëshmitë e tyre, sesi policia kishte ushtruar dhunë për t’i nxjerrë nga godina e fakultetit.

Kanë hyrë me dhunë dhe janë futur dhe na kanë nxjerrë dhunë. Vajzat i kanë kapur për flokësh, djemtë i kanë tërhequr zvarrë. Na kanë futur nëpër makinat e policisë dhe na kanë shoqëruar për në komisariate. Mbrëmë përjetuam situatë terrori ne studentët të cilët nisëm një kauzë të drejtë për atë që na takon”, tha njëri prej tyre. Ndërkohë prapa tyre policia po ruan ambientet.

Gjatë orëve të natës një pjesë e studentëve grevistë kanë marrë mjekim në spitalin e traumës. Ata nuk kanë pranuar të flasin për gazetaret, por kanë treguar rrobat me pika gjaku dhe shenjat në trup. Në spital ata janë vizituar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike që janë interesuar për shëndetin e studentëve.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'