Rama në Gjykatë: Nuk pajtohem me Palokën, sill provat | Debat 24

Rama në Gjykatë: Nuk pajtohem me Palokën, sill provat

By Debat24
In Big Slider
March 2, 2015
0 Comments
737 Views

Edi Rama foltoreSot pritej të shënohej përballja e parë në Gjykatën e Lartë mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ky i fundit nuk u paraqit, por u mbrojt nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratik, ndërkohë që kryeministri premtoi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë. Rama tha se nuk do të ketë “pajtim” mes tij dhe Palokës, por theksoi se procesi gjyqësor duhet të vazhdojë deri në fund në mënyrë që qytetarët të mësojnë të vërtetën e akuzave që demokrati Paloka ka artikuluar publikisht kundër kreut të qeverisë.
Përballja e radhës u caktua të mbahet më 9 mars, të hënën e javës tjetër. Shefi i mazhorancës u paraqit sot në Gjykatën e Lartë rreth orës 10:00, në kohën kur ishte parashikuar të mbahej edhe seanca. Padia erdhi pas akuzave të bëra nga Paloka, në adresë të kreut të qeverisë, si person të lidhur me krimin dhe bandat kriminale. Rama paditi Palokën më 7 janar dhe kërkoi ballafaqimin e Edi Palokës me drejtësinë, lidhur me akuzat e pabaza ndaj qeverisë, të cilat sipas tij dezinformojnë publikun. Kreu i grupit parlamentar artikuloi akuza publike ndaj kreut të qeverisë për lidhje me krimin, e veçanërisht me Emiljano Shullazin, një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare.

Pas daljes nga Gjykata e Lartë, në mbyllje të seancës së parë që zgjati vetëm pak minuta, Rama tha për mediat se nuk ka asgjë për t’u pajtuar, duke e konsideruar procesin një domosdoshmëri për publikun, i cili duhet të dijë të vërtetën për kryeministrin e tij. “Ishte seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë. Nuk ka asgjë për t’u pajtuar se nuk është personale. Nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një tjetri, por kjo është një domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës. Nëse pala që më ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë çfarëdo qoftë nga ato që ka thënë, publiku duhet ta dijë se bëhet fjalë për kryeministrin e Shqipërisë, ashtu si duhet të dijë nëse, pala këto akuza i ka ngritur për të cenuar integritetin e kryeministrit. Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze”, deklaroi Rama.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'