SHBA: Tom Doshi, dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale | Debat 24

SHBA: Tom Doshi, dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale

By Debat24
In Big Slider
March 2, 2015
0 Comments
780 Views

Ambasada AmerikaneAmbasada amerikane në Tiranë reagoi pas vendimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të përjashtuar deputetin Tom Doshi, pas kërcënimeve të tij ndaj kryeministrit Rama dhe mazhorancës. Më poshtë deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'