Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët | Debat 24

Shoferi i dehur tenton të korruptojë policët

By Debat24
In Aktualitet
March 1, 2015
0 Comments
807 Views

Shofer i dehurPubliohet video e ndalimit të shoferit Donald Nela, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe momentin kur tenton t’i japë paratë të futura në dokumentet e automjetit. Në orën 05.30 të mëngjesit të së dielës tek kryqëzimi i “Vasil Shantos”, dy punonjës të policisë rrugore, F.A dhe A.H ndaluan automjetin tip “Nissan” me targa TR 5345 U të drejtuar nga 21-vjeçari Donald Nela. Sipas policisë, ai ka bërë manovra të gabuara, ndërsa pas kryerjes së testit, rezultoi se ishte i dehur. Në kushtet kur punonjësit e policisë i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Drejtorisë së Policisë, Nela ka tentuar të korruptojë ata me 3 mijë lekë. “Merri lekët dhe më lini që të vazhdoj”, mësohet t’i ketë thënë i riu efektivëve. 21-vjeçari akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'