Tom Doshi: Ilir Meta pagoi për të më vrarë, Tahiri u takua me personin | Debat 24

Tom Doshi: Ilir Meta pagoi për të më vrarë, Tahiri u takua me personin

By Debat24
In Big Slider
March 2, 2015
0 Comments
785 Views

Tom DoshiDeputeti Tom Doshi akuzoi drejtëpërdrejtë Ilir Metën se është ai që fshihet pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se kryeparlamentari është tutor, siç u shpreh ai, i Edi Ramës. Deputeti shkoi edhe më tej, kur tha se kreu i Kuvendit ka paguar njerëz për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi. Duke theksuar se ka prova për çdo akuzë që artikuloi, Doshi tha se disponon një video, e cila sipas tij tregon se ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, është takuar me personin e paguar nga Meta për vrasjen e tij. Ai shtoi se të gjithë këtë shqetësim ia ka bërë të ditur prej 5 muajsh, jo vetëm kryeministrit Rama, por ka njoftuar edhe prokurorinë dhe Senatin Amerikan.
“Ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me më vra mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që unë ja kam bërë të qartë dhe vetë Ilirit dhe Edi Ramës dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar edhe Senatin Amerikan për këtë punë. Prova është se personi që e ka marrë përsipër për me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri”, u shpreh Doshi.
Megjithatë deputeti Tom Doshi tha se nuk do të tërhiqet nga politika, duke përjashtuar njëherësh bashkimin me parti të tjera, por la gjithashtu të hapur mundësinë e  krijimit të një parti të re. “Nuk dal prej politikës ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj as te një parti tjetër, jam në gjendje të krijoj parti të re dhe do ti dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Doshi.

 

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'