Tom Doshi publikon bisedën me Ramën: Të shpëtoi Zoti | Debat 24

Tom Doshi publikon bisedën me Ramën: Të shpëtoi Zoti

By Debat24
In Big Slider
March 4, 2015
0 Comments
935 Views

Tom Doshi Edi RamaDeputeti Tom Doshi këmbënguli në akuzat e tij ndaj kryeministrit dhe kreut të Kuvendit. Ai publikoi edhe një detaj të bisedës me kryeministrin Rama. Më poshtë postimi i Doshit:

“Para afro 6 muajsh njoftova Prokurorin e Pergjithshem, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Brendshem per nje tentative te Ilir Metes per te me vrare mua dhe kolegun tim Mhill Fufen. Me vjen mire qe te gjithe keta zoterinj, dje dhe sot, e kane pranuar faktin qe une e kam bere kete denoncim. 6 muaj rresht prita, duke kerkuar cdo dite qe te reagonte shteti per kete denoncim, por askush nuk reagonte. Dhe sot dua ta di, pse nuk reaguan per 6 muaj? Me quanin vlla dhe mik, dhe me lane te vritesha ne pabesi. Nuk kerkuan kurre te me ofronin mbrojtje, dhe nuk me thirren kurre per te marr prej meje me teper detaje per skemen e vrasjes.

E mbushen opinionin publik, median dhe ambasadat mike me histori te paverteta shantazhi qe une beja ndaj Kryeministrit. Komentonin xhestet e mia me dore si shantazh. Komentonin deklaratat e mia mediatike per ndarje perfundimtare me ata, si shantazh. Nuk eshte shantazh kerkesa ime e ligjshme per te zbardhur nje krim te porositur dhe paguar per tme marr mua jeten. Shantazh quhet kur kerkon te perfitosh nje gje te pamerituar, te paligjshme. Une kam kerkuar te mbroj jeten time dhe te familjes. Kisha te drejte te revoltohesha, dhe shume te drejte te kerkoja nga qeveria ime te mbroj deputetet dhe zbardh nje krim qe e ben Kryetari i Kuvendit. Nese une nuk do ta kisha shmangur vete kete krim, per Edi Ramen isha i vdekur. E zbulova dhe denoncova kete krim dhe perseri me lane pa mbrojtje ligjore, ne dore te krimit te porositur. Dje me perjashtuan nga grupi parlamentar i PS, edhe pasi i sqarova qe deklaratat dhe tonet e mia te larta lidhen me faktin qe kane dashur te me vrasin dhe Edi Rama nuk ka bere detyren e tij ligjore, por ka marr anen e vrasesit.

Ne daten 30 Gusht, ne nje takim me Edi Ramen, ai me ka thene: “Te ka shpetuar Zoti Tome. Coje te penduarin tek Saimir Tahiri te bej denoncimin dhe t’ja tregojme vendim Metes”. Une e cova te porositurin per krim ne takim me Ministrin dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, i cili me doren e tij ka mbajtur shenim cdo deponim qe u be. Saimiri me deklaroi qe edhe kane incizuar biseden. Nuk e di se cfare ndryshoi me pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di cfare pazari i ka ofruar Ilir Meta ketyre per te mosvepruar. Mosveprimi per te parandaluar apo hetuar nje krim eshte i denueshem nga Kodi Penal dhe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe.

Ilir Meta disa vjet me pare mashtroi Sali Berishen, ne te njejtat kushte qe ekzistojne edhe sot. Prokuroria kerkoi ne gjykate 2 vjet burg per Ilir Meten per korrupsion, dhe Berisha nje dite para vendimit te gjykates shkon per darke ne shtepine e Ilir Metes, duke i dhene keshtu Gjykates se Larte mesazhin se denim i Ilir Metes eshte denim per Sali Berishen. E mashtroi Berishen dhe arriti te shmangte nje denim te sigurte per korrupsion, vetem sepse kishte 4 vota ne Parlament dhe rrezonte qeverine.

Ilir Meta sot e ka vene Edi Ramen ne te njejten pozite kriminale. Te mbroj krimin ose ti bjere qeveria. Eshte zgjedhje shume e lehte, po te mos kesh synim pasurimin me cdo kusht. Elektorati socialist ne te gjithe Shqiperine e urren Ilir Meten. Nese Rama do kishte guximin dhe ndershmerine te shkonte ne zgjedhje te reja, pa Ilir Meten ne krah, do te fitonte serish, pavaresisht nje doze zhgenjimi qe ekziston sot ne popull. Populli e di qe Rama i ka pasur krahet te lidhur nga LSI e bandat e tyre dhe do dije te orientoj voten sic duhet. Une i bej thirrje Edi Rames te gjej forca dhe te distancohet nga kthetrat e Ilir Metes, dhe te mos shkruaj per telenovela ne Face book. Partia Socialiste eshte e forte dhe e paster, dhe nuk ka nevoje te marr ne mbrojte njerez te implikuar ne vrasje.

Sapo u njoftova qe Policia ka ndaluar deshmitarin kyc per zbardhjen e tentatives se vrasjes kunder meje. Jeta e ketij deshmitari duhet te garantohet nga shteti dhe atij dhe familjes se tij ti krijohet urgjentisht mbrojtje per jeten. Une i jam mirenjohes atij deshmitari qe nuk e shtypi pultin e dinamitit per te marr jeten time atehere kur dinamiti ishte vene ne makinen time, por zgjodhi rrugen e denoncimit te krimit. Ky deshmitar sot nuk eshte ne akuze, por duhet te jete ne mbrojtje te rrepte nga shteti ligjor. Bandat e Ilir Metes disa dite me pare tentuan vrasjen me dinamit te ketij deshmitari kyc te krimit me 860 gr tritol, perpara se ai te hipte ne makine me gruan dhe 2 femijet e tij. Pas ketij akti, nese nuk do te beja denoncim publik, une do isha pergjegjes per vrasjen e ketij deshmitari.

Me deshire te Zotit, jemi gjalle dhe ditet i kemi perpara per te zbardhur deri ne fund kete skeme kriminale, me shume pushtet ne Shqiperi.”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'