Dalin fotot e momentit të vrasjes së terroristit në Londër | Debat 24

Dalin fotot e momentit të vrasjes së terroristit në Londër

By Debat24
In Big Slider
March 24, 2017
0 Comments
222 Views

Londer vrasja1

Këto fotografi tregojnë momentin kur terroristi Khalid Masood qëllohet për vdekje nga policia në qendër të Londrës. Mësuesi i gjuhës angleze Masood, i konvertuar në mysliman, u qëllua për vdekje në ambientet e jashtme të Parlamentit britanik të mërkurën pasditen. Burri quhej më herët Adrian Elms, ndërsa ka lindur në Kent.

Imazhet e skenës tregojnë atë të rrethuar nga policia, menjëherë pasi u qëllua me armë nga një oficer i forcave të rendit. Terroristi 52-vjeçar, ka një varg krimesh të vogla më herët, ndërsa është përfshirë edhe në një plagosje.

Masood ka kaluar 4 vite duke punuar në Lindjen e Mesme përpara se të kthehet në Britani të Madhe, duke marrë postin e mësimdhënësit në Luton, Bedfordshire.

Në vitin 2012, ai ngriti biznesin e tij në West Midlands. Mbrëmjen e shkuar humbi jetën edhe një 75 vjeçar, duke e çuar në 4 numrin e viktimave të tij, të cilët i goditi me një automjet që qarkullonte me shpejtësi në Westminster.

Londer vrasja

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'