Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak | Debat 24

Egjipt, lirohet ish-presidenti Hosni Mubarak

By Debat24
In Big Slider
March 24, 2017
0 Comments
234 Views

Mubarak Egjipt

Ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, u lirua dhe është larguar nga spitali ushtarak në Kajro, ku ai kaloi pjesën më të madhe të gjashtë viteve burg, njoftoi sot avokati i tij Farid al-Deeb.

Drejtësia egjiptiane kishte vendosur në fillim të muajit të lironte Mubarakun, 88 vjeç, pas shfajësimit nga Gjykata e Lartë për vdekjen e manifestuesve në vitin 2011 gjatë revoltës që solli edhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Megjithatë, drejtësia urdhëroi sot rihapjen e një hetimi për korrupsion kundër ish-presidentit.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'