Idrizi: Të shkojmë pa koalicione në zgjedhje | Debat 24

Idrizi: Të shkojmë pa koalicione në zgjedhje

By Debat24
In Big Slider
March 24, 2017
0 Comments
303 Views

Edi Rama Shpetim Idrizi

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në këtë takim Idrizi, në prani edhe të deputetes Mesila Doda, tha se duhet të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve dhe jo para tyre.

“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. PDIU e ka theksuar që të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një proporcional kombëtar ”, u shpreh kryetari i PDIU-së në takimin me të rinjtë dhe simpatizantët në Bërzhitë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'