Tahiri pyetet në prokurori për çështjen “Shullazi” | Debat 24

Tahiri pyetet në prokurori për çështjen “Shullazi”

By Debat24
In Aktualitet
March 24, 2017
0 Comments
312 Views

Saimir Tahiri1

Kuvendi votoi një ditë më parë shkarkimin e tij si Ministër i Brendshëm, ndërsa sot Saimir Tahiri sot iu drejtua Prokurorisë për Krime të Rënda për t’u marrë në pyetje për çështjen “Shullazi”.

Pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se kishte dëshmuar lidhur me detyrën që kishte bërë sa i takon dosjes së kërcënimeve ndaj dy profesorëve nga Emiljano Shullazi. “Iu përgjigja pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më vjen mirë që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur dhe me këtë rast, kur dy profesorët deklaruan se ishin kërcënuar”, tha Tahiri.

Edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u thirr në Prokurori për të dëshmuar.

Tahiri u pyet nga prokurorët Ened Nakuçi dhe Elisabeta Ymeri  në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'